Turqia dënon testimin e bombës së hidrogjenit të Koresë së Veriut

Turqia dënoi në mënyrën më të fuqishme testimin e bombës së hidrogjenit nga ana e Koresë së Veriut.

Turqia dënon testimin e bombës së hidrogjenit të Koresë së Veriut

Turqia dënoi në mënyrën më të fuqishme testimin e bombës së hidrogjenit nga ana e Koresë së Veriut.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, shkruhej: “Testimin e bombës së hidrogjenit nga ana e Republikës Popullore Demokratike të Koresë duke shpërfillur drejtësinë ndërkombëtare dhe paqen e sigurinë e rajonit e shohim si një veprim të papërgjegjshëm dhe provokues dhe e dënojmë në mënyrën më të fuqishme”.

Koreja e Veriut deklaroi se kishte kryer me sukses një test me një bombë me hidrogjen, që mund t’i bashkohet një rakete balistike ndërkontinentale.

Si pasojë e testimit ishin ndjerë lëkundje të fuqishme në rajon.

Sipas lajmeve që zunë vend në median e Koresë së Veriut urdhri për testin nuklear ishte dhënë personalisht nga Kim Jong-un dhe testi kishte rezultuar i suksesshëm.



Lajme të ngjashme