Mesazhi i Presidentit Erdoan me rastin e Kurban Bajramit

Erdoan ka uruar që Bajrami të sjellë mirësi për të gjithë familjet, popullin, botën islame dhe të gjithë njerëzimin dhe që ai të jetë i dobishëm në tejkalimin e vështirësive.

Mesazhi i Presidentit Erdoan me rastin e Kurban Bajramit

Nëpërmjet një mesazhi, Presidenti Erdoan ka uruar që Bajrami të sjellë mirësi për të gjithë familjet, popullin, botën islame dhe të gjithë njerëzimin dhe që ai të jetë i dobishëm në tejkalimin e vështirësive, bën të ditur Agjencia Turke e Lajmeve, Anadolli (AA).

"Uroj shëndet për veteranët dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë dëshmorët që kanë sakrifikuar jetën e tyre që këto territore të jenë atdheu ynë, që ezanet mos të ndalen dhe flamuri të valëvitet. Iu uroj suksese gjithashtu të gjithë forcave tona të sigurisë që ndodhen në krye të detyrës në luftën kundër terrorizmit dhe në operacionet përtej kufijve. Në përpjekjet në rrugën një popull, një flamur, një atdhe, një shtet ne jemi në mbrojtje të trashëgimisë të cilën paraardhësit tanë na e kanë dorëzuar si amanet dhe që ne do t‘ia dorëzojmë fëmijëve tanë. Ne e dimë se populli ynë i dashur nuk do ti përulet kurrë as organizatave terroriste as edhe qarqeve të errëta që i përdorin ato si mashë. Ne me demokracinë, ekonominë, politikën tonë të jashtme do të vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë deri kur vendin tonë ta lartësojmë duke e ngritur mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore. Në kuadër të objektivave 2023 vendin tonë do ta bëjmë një prej 10 ekonomive më të mëdha në botë; do të vendosim nivelin e mirëqenies dhe qetësisë për të cilën i kemi premtuar popullit tonë. Mjafton që të jemi një, të jemi madhorë, të jemi të gjallë, të jemi vëllezër, së bashku të jemi një Turqi. Gjithashtu me këtë rast uroj që nga Allahu që të jenë të pranuara adhurimet e vëllezërve tanë që po përmbushin obligimin e Haxhit në vendet e shenjta", thuhet në mesazhin e presidentit të Turqisë.

"Me ndjenjat e mia më të përzemërta, me shpresën që ai të përjetohet në mënyrën më të mirë në të gjithë zemrat dhe familjet tuaja ju uroj gëzuar Kurban Bajramin; Uroj shëndet dhe mirëqenie nga Allahu për ju, për të dashurit tuaj, dhe të gjithë popullin tonë", është shprehur Erdoan në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme