Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Deklarata e Turqisë për Telaferin

Ministria e Jashtme bëri një deklaratë në lidhje me operacionin ushtarak të filluar në 20 gusht 2017 për të shpëtuar Telaferin e pushtuar nga organizata terroriste DAESH.

Deklarata e Turqisë për Telaferin

Ministria e Jashtme bëri një deklaratë në lidhje me operacionin ushtarak të filluar në 20 gusht 2017 për të shpëtuar Telaferin e pushtuar nga organizata terroriste DAESH.

“Jemi të kënaqur që ka përfunduar me sukses operacioni ushtarak i filluar në 20 gusht për të shpëtuar Telaferin, ku përgjatë gjithë historisë kanë jetuar bashkëfisnorët tanë turkmenë të Irakut dhe mbahej i pushtuar nga organizata terroriste DAESH” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

“Me këtë rast bëjmë të ditur se ndajmë dhimbjen e popullit të Telaferit që është një nga të flijuarit më të mëdhenj të mizorisë së DAESH-it në Irak, organizatë terroriste që ka marrë në objektivë edhe vendin tonë me veprimtari të egra terroriste. Turqia, që ka hapur dyert për mijëra të arratisur nga Telaferi për shkak të DAESH-it edhe këtej e tutje do të jetë pranë popullit të Telaferit” shkruhet në deklaratë.   

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se pas këtij procesi duhet që të nxirren përpara drejtësisë autorët e mizorisë së DAESH-it në Telafer.

“Është shumë e rëndësishme që në vend të milicëve që kontrollojnë nënprefekturën sipas rendit të tyre të ditës, sigurinë e Telaferit ta sigurojnë forcat legjitime të sigurisë së Irakut dhe vetë banuesit e Telaferit, që të eliminohet anët negative që përgatisin themel për daljen në shesh të organizatave radikale si ajo e DAESH-it si dhe që të arrihet vendosja e stabilitetit të shpejtë të Telaferit që është shumë e rëndësishme për rindërtimin e tij. Turqia është e gatshme për të siguruar çdo lloj kontributi për qeverinë e Irakut dhe popullin e Telaferit në këtë proces të brishtë” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme