Çavushollu: Vazhdojmë bisedimet për zgjidhjen e problemit të Arakanit

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se për të gjetur një zgjidhje për mizorinë në Arakan do të bisedojë me ish Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Kryetarin e Komisionit Konsultator për Arakanin, Kofi Annan.

Çavushollu pas namazit të Bajramit në nënprefekturën Allanja të rrethit Antlaja, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tërhoqi vëmendjen se ditët e fundit është përshkallëzuar mizoria ndaj myslimanëve Rohinga në Arakan të Birmanisë (Mianmar).

“I nderuari President, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka biseduar me liderët dhe kryeministrat e shumë vendeve dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Me direktivën e presidentit tonë, kryeministrit tonë kemi biseduar me shumë ministra të jashtëm dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare. Sot do të bisedojmë me Kofi Annan” u shpreh Çavushollu.

“Kurse javën e ardhshme do të vazhdojmë kontaktet dhe për të gjetur një zgjidhje të prerë për vëllezërit tanë Rohinga, pra për problemin e Arakanit” bëri të ditur ministri i jashtëm Çavushollu.  

Lajme të ngjashme