Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kryeministri Binali Yildirim publikoi një meszh me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit

Kryeministri Binali Yildirim tha se rrethet e sherrit kurrë nuk do të arrijnë në objektivat e tyre përfundimtare dhe se do likuidohen plotësisht.

Kryeministri Binali Yildirim publikoi një meszh me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit

Kryeministri Binali Yildirim tha se rrethet e sherrit kurrë nuk do të arrijnë në objektivat e tyre përfundimtare dhe se do likuidohen plotësisht.

Në mesazhin e tij të publikuar me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit, Kryeministri Yildirim u uroj nga zemra qytetarëve festën e bajramit dhe shprehu dëshirën që kjo festë të sjell paqe dhe qetësi Turqisë, botës islame dhe tërë njerëzimit.

“Rrethet e sherrit, të cilat dëshirojnë që me terror dhe dhunë ta fus në vështirësi vendin tonë dhe botën islame, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimin dhe do të likuidohen plotësisht. Institucionet e Republikës së Turqisë, duke ndërtuar sundimin e ligjit, demokracinë e plotë, drejtësinë dhe zhvillimin kombëtar, do të forcojnë edhe më shumë vendin dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe përballë tiranëve. Ne kurrë nuk do të biem në injorancë dhe vetëkënaqësi përkundër kurtheve të vendosura ndaj unitetit të popullit tonë, do ti dalim për zot njëri-tjetrit dhe do të bëjmë që vëllazëria jonë të mbijetojë gjithmonë”, shkruan Yildirim në mesazhin e tij.

Duke uruar që haxhilerëve tu pranohet Haxhi, atyre që therin kurban tu pranohen kurbanet, Yildirim vijoi me këto fjalë: “Dëshira jonë më e madhe është që kjo festë të kalojë duke u përhapur dashuria dhe mëshira në mbarë shoqërinë, që të marrin fund të gjitha grindjet dhe të plotësohen nevojat e atyre në nevojë. Të marrin fund sa më parë dhimbjet në vendet myslimane të cilat do ta kalojnë këtë festë nën hijen e luftërave dhe që këtë festë ta kremtojnë në paqe dhe qetësi. Me vendosmëri jemi duke bërë përpjekje të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë vendit për ti eliminuar të gjitha organizatat terroriste të cilat synojnë sigurinë e vendit tonë. Falënderojmë të 80 milionë banorët e Turqisë të cilët ndodhen pranë nesh në këto përpjekje”.



Lajme të ngjashme