“Global Firepower”: Ushtria turke e 8-ta në botë, lë pas Gjermaninë dhe Italinë

Ushtria turke dhe ajo ruse janë në mesin e 10 forcave të armatosura më të fuqishme në botë, sipas një liste të hartuar nga kompania ndërkombëtare “Global Firepower”, e cila llogarit potencën ushtarake të vendeve...

“Global Firepower”: Ushtria turke e 8-ta në botë, lë pas Gjermaninë dhe Italinë
Ushtria turke pajiset me avionë A400M
Ushtria turke pajiset me avionë A400M

Ushtria turke pajiset me avionë A400M, avionë trategjikë në transportin ushtarak.

Ushtria turke dhe ajo ruse janë në mesin e 10 forcave të armatosura më të fuqishme në botë, sipas një liste të hartuar nga kompania ndërkombëtare “Global Firepower”, e cila llogarit potencën ushtarake të vendeve.

Rusia dhe Turqia u renditen ndër 10 vendet e para në klasifikimin e quajtur “vendet më të forta në botë”, që “Global Firepower” e ka përgatitur duke u bazuar në mbi 50 faktorë dhe ndryshore si fuqia bërthamore, trupat aktive dhe sasia e pajisjeve.

Forcat Tokësore të Rusisë zunë vendin e parë në aspektin e numrit të tankeve dhe të dytin e përgjithshëm në listë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Turqia u rendit në vendin e 8-të në listë.

Kina u rendit e treta, e ndjekur respektivisht nga India, Franca, Anglia dhe Japonia.

Ndërkaq, Turqia ka lënë pas në listë shtete mjaft të rëndësishme si Gjermania, Egjipti, Italia dhe Koreja e Jugut.



Lajme të ngjashme