Sot Turqia kremton 95-vjetorin e Ditës së Fitores të 30 Gushtit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores.

Sot Turqia kremton 95-vjetorin e Ditës së Fitores të 30 Gushtit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij të publikuar me rastin e festës së 30 Gushtit, Ditës së Fitores shkruan se populli turk dhe qytetarët turq në Republikën Turke të Qipros së Veriut sot kremtojnë 95-vjetorin fitores së madhe.

Duke u uruar nga zemra festën e 30 Gushtit miliona qytetarëve në Turqi dhe në të katër anët e botës, Presidenti Erdogan falënderoi të gjithë miqtë të cilët ndajnë emocionet e tyre në këtë ditë krenare për vendin së bashku me turqit.

“Populli turk, i cili përkundër të gjitha skamjeve dhe pamundësive në vitin 1919 filloi Luftën Çlirimtare nën udhëheqjen e liderit Gazi Mustafa Kemal, korri fitore në betejën frontale të kryekomandantëve më 30 gusht”, shkruan Erdogan në mesazhin e tij të cilin e vijon me këto fjalë: “Fitorja e 30 gushtit është shpallje për botën të vullnetit për të jetuar të pavarur në atdhe, të cilin populli ynë e mbanë më të shenjtë se shpirtin e tij. Kjo fitore, parë nga aspekti i rezultateve politike dhe sociale, i dha drejtim historisë dhe u bë burim i shpresës dhe frymëzimit për shumicën e popujve të cilët zhvillonin luftëra çlirimtare kundër imperialistëve. Turqia ashtu si para 95 vitesh, vazhdon me vendosmëri të njëjtë luftën e saj për ti eliminuar kërcënimet ndaj pavarësisë ekonomike dhe politike, sulmeve dhe sabotimeve. Lufta e hidhur, të cilën e zhvillojmë kundër organizatave terroriste me duart e përgjakura si organizata terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), DAESH, PKK, PYD, pa bërë kompromis për ligjin, drejtësinë dhe demokracinë, është shembulli më konkret i ndjeshmërisë tonë në këtë çështje”.

Erdogan gjithashtu bëri të ditur se Turqia me këtë luftë të saj garanton sigurinë për jetët e qytetarëve të saj dhe jep kontribut të rëndësishëm për sigurinë globale.

Kreu i shtetit turk në mesazhin e tij theksoi se Turqia edhe në të ardhmen do të vazhdoj ti eliminoj në burim kërcënimet ndaj ekzistencës së saj.

“Padyshim që populli ynë, i mbledhur përreth parimeve ‘Një popull, Një flamur, Një atdhe dhe Një shtet’, që janë burimi më i madh i forcës në këtë proces të vështirë dhe me unitetin dhe solidaritetin e tij janë përkrahje për vendet mike. Me rezistencën legjendare të treguar përballë tentativës për grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik, populli ynë tregoi se çfarë mund të bëjë nëse detyrohet për të zgjedhur mes ‘lirisë dhe vdekjes’. Populli turk atë natë duke dhënë 250 dëshmorë dhe 2 mijë e 193 të plagosur, nuk zmbrapsi vetëm tentativën për grusht shteti, në të njëjtën kohë shfaqi vullnetin për ti dalë për zot vendit, demokracisë dhe lirisë së tij. Vendi ynë me këtë vullnet, i cili bëri Çanakalanë të pakalueshme, fitoi në Luftën Çlirimtare dhe së fundmi të gjitha shtresat e tij u ngritën në këmbë në natën e 15 korrikut, tregoi se ka fuqi dhe kapacitet për ti përballuar të gjitha vështirësitë. Sukseset e shënuara në vitin e fundit në fushat e ekonomisë, investimeve dhe në rrugën e demokracisë së avancuar, janë tregues i hapur i kësaj përkundër vështirësive të shumta që u jetuan me në krye tentativën për grusht shteti dhe sulmet e terrorit. Me këtë rast përkujtoj me respekt themeluesin e Republikës tonë, kryekomandantin e ofensivës së madhe, Gazi Mustafa Kemalin dhe shokët e tij dhe kërkojë mëshirë prej Perëndisë për të gjithë dëshmorët dhe veteranët. Urime 30 Gushti, Dita e Fitores”, shkroi Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.



Lajme të ngjashme