Ankaraja dënon testin e fundit të Koresë Veriore: Pheniani t’u përmbahet rezolutave të OKB-së

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme lëshimin e raketës balistike, realizuar nga Republika Popullore Demokratike e Koresë më datë 29 gusht”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë...

Ankaraja dënon testin e fundit të Koresë Veriore: Pheniani t’u përmbahet rezolutave të OKB-së

Turqia dënoi të martën vonë testin raketor të Koresë së Veriut.

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme lëshimin e raketës balistike, realizuar nga Republika Popullore Demokratike e Koresë më datë 29 gusht”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ankaraja thekson se Republika Popullore Demokratike e Koresë po vazhdon qëndrimin e saj të papërgjegjshëm duke bërë shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe injoruar përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, ndërsa tërheq vëmendjen se fakti që trajektorja e raketës përshkoi edhe territorin e një vendi fqinj përbën një shembull të ri të sjelljeve të pakujdesshme dhe provokuese, të cilat janë përvetësuar nga Koreja e Veriut.

“Republika Popullore Demokratike e Koresë duhet t’u japë fund lëshimit të raketave balistike dhe aktiviteteve të tjera, që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global, si dhe t’u përmbahet rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, nënvizohet në fund të komunikatës së MPJ turke.



Lajme të ngjashme