MPB e Turqisë: Gjatë javës së fundit janë neutralizuar 34 terroristë

Në operacionet e ndërmarra nga forcat e sigurisë janë kapur të vrarë 22 terroristë, 2 janë kapur të gjallë, ndërsa 10 janë dorëzuar pranë forcave turke të sigurisë.

MPB e Turqisë: Gjatë javës së fundit janë neutralizuar 34 terroristë

Ministria e Brendshme turke bëri të ditur se në kuadër të luftës kundër terrorit gjatë javës së fundit janë neutralizuar 34 terroristë.

Në operacionet e ndërmarra nga forcat e sigurisë janë kapur të vrarë 22 terroristë, 2 janë kapur të gjallë, ndërsa 10 janë dorëzuar pranë forcave turke të sigurisë.

Në këto operacione janë kapur 28 armë këmbësorie, një numër i madh i bombave dhe një sasi e konsiderueshme e mjeteve shpërthyese artizanale.

Gjatë operacioneve të ndërmarra mes datave 21-28 gusht gjithashtu janë filluar procedurat gjyqësore ndaj 2 mijë e 849 personave.

Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë edhe punimet kundër propagandës terroriste në mjediset virtuale.

Forcat e sigurisë kanë filluar procedurat në lidhje me 679 llogarive në mediat sociale, ndërkaq janë ndaluar 6 persona nga 242 të zbuluarve.



Lajme të ngjashme