Mesazhi i Ministrit të Zhvillimit Lutfi Elvan me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit

“Popujt ndërtojnë të ardhmen e tyre me tradita”, shkruan ministri Elvan në mesazhin e tij në të cilin rikujtoi se festat e bajrameve janë ditë të shenjta që forcojnë unitetin mes popullit.

Mesazhi i Ministrit të Zhvillimit Lutfi Elvan me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit

Ministri i Zhvillimit, Lutfi Elvan publikoi një mesazh me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.

Në mesazhin e tij ministri Elvan uroi festën e Bajramit të Kurbanit botës turke dhe islame dhe shprehu dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, vëllazëri dhe qetësi.

“Popujt ndërtojnë të ardhmen e tyre me tradita”, shkruan ministri Elvan në mesazhin e tij, ndërsa rikujton se festat e bajrameve janë ditë të shenjta, të cilat janë simbol i ndihmës, solidaritetit dhe vëllazërisë dhe që forcojnë unitetin mes popullit.

Elvan tha se Turqia me forcën që merr nga populli dhe vlerat e popullit, do të vazhdojë të forcohet, të zhvillohet dhe të ruaj paqen dhe stabilitetin e popullit.



Lajme të ngjashme