Erdogan-Macron, dakord për themelimin e Grupit Special të Kontaktit për Sirinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të dielën vonë një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron...

Erdogan-Macron, dakord për themelimin e Grupit Special të Kontaktit për Sirinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të dielën vonë një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Siç bëjnë të ditur burimet presidenciale në Ankara, biseda telefonike Erdogan-Macron u fokusua mbi situatën në Siri, Irak dhe rajonin e Gjirit, ndërsa me theks të veçantë u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta kundër terrorizmit.

Kurse Pallati “Elysee”, përmes një komunikate me shkrim rreth bisedës telefonike Erdogan-Macron, bëri me dije se të dyja vendet kanë rënë dakord për themelimin e Grupit Special të Kontaktit për sesionet, që do të mbahen në lidhje me Sirinë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, në qytetin Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme