Turqi - MPB bëri të ditur se janë neutralizuar 7 terroristë të PKK-së

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Brendshme thuhet se operacionet anti-terror vazhdojnë pandërprerë.

797548
Turqi - MPB bëri të ditur se janë neutralizuar 7 terroristë të PKK-së

Operacionet anti-terror në vend vazhdojnë pa ndërprerë.

Ministria e Brendshme njoftoi se në operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK të ndërmarra në Van, Mus dhe Erzincan, janë neutralizuar 7 terroristë.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Brendshme thuhet se në operacionet anti-terror të ndërmarra në zonën rurale të fshatit Tahil të nënprefekturës Baskale të Vanit janë neutralizuar 4 terroristë, ndërsa në operacionet e ndërmarra në nënprefekturën Kemah të Erzincanit është neutralizuar një tjetër.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se në qendër të Mus-it janë neutralizuar dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK dhe se njëri prej terroristëve është i ashtuquajturi udhëheqësi i kësaj organizate.

Gjatë operacioneve janë kapur edhe armët dhe municionet të përdorura nga terroristët.



Lajme të ngjashme