Moskë – “Yjet Turke”, për herë të parë akrobaci ajrore në Rusi

“Yjet Turke”, siç quhet skuadra e akrobacive të Forcave Ajrore të Turqisë, ka dhënë për herë të parë një shfaqje në qiellin e Rusisë...

Moskë – “Yjet Turke”, për herë të parë akrobaci ajrore në Rusi

“Yjet Turke”, siç quhet skuadra e akrobacive të Forcave Ajrore të Turqisë, ka dhënë për herë të parë një shfaqje në qiellin e Rusisë.

E ftuar speciale në panairin “Armiya 2017” (Ushtria 2017), skuadra “Yjet Turke” bëri fluturime akrobatike në kryeqytetin Moskë të Federatës Ruse.

Manovrat e skuadrës së akrobacive ajrore të ushtrisë turke, e vetmja në botë që dhuron shfaqje me 8 avionë luftarakë supersonikë, u duartrokitën me ovacione nga qytetarët rusë.

Shfaqja zgjati rreth 45 minuta dhe u ndoq me interes të lartë nga shumë spektatorë.



Lajme të ngjashme