Ankaraja dënon fuqimisht sulmin terrorist në kryeqytetin e Afganistanit

Turqia ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist të së premtes ndaj një xhamie në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, me pasojë 30 të vrarë dhe 50 plagosur...

Ankaraja dënon fuqimisht sulmin terrorist në kryeqytetin e Afganistanit

Turqia ka dënuar fuqishëm sulmin terrorist të së premtes ndaj një xhamie në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, me pasojë 30 të vrarë dhe 50 plagosur.

Përmes një komunikate me shkrim, Ministria turke e Punëve të Jashtme shpreh keqardhje të thellë për viktimat dhe të plagosurit në sulmin terrorist, i cili goditi një xhami në Kabul.

“Dënojmë në mënyrën më të ashpër sulmin terrorist të pabesë në fjalë, që shënjestroi civilë të pafajshëm teksa po kryenin detyrimet fetare; i lutemi Allahut që të mëshirojë viktimat, urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e tyre, qeverinë dhe popullin vëlla të Afganistanit. Ky sulm i poshtër nuk do të arrijë dot të dobësojë dhe aq më pak të thyejë vendosmërinë e Afganistanit për të luftuar kundër sfidave, me të cilat po përballet. Turqia do të vazhdojë të solidarizohet me popullit mik e vëlla të Afganistanit dhe të ofrojë mbështetje të plotë për qeverinë afgane kundër terrorizmit”, theksohet në komunikatën e MPJ turke.



Lajme të ngjashme