Erdogan: Gjaku i të parëve, garancia më e madhe e Republikës

Kostoja që kanë paguar paraardhësit tanë për ti bërë atdhe këto toka është garancia më e madhe e Republikës, shkruan Presidenti Erdogan në mesazhin e publikuar me rastin e përvjetorit të fitores së Malazgirtit.

796777
Erdogan: Gjaku i të parëve, garancia më e madhe e Republikës

Sipas një komunikate të Qendrës për Shtyp të Presidencës, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka publikuar një mesazh me rastin e 946-vjetorit të Fitores së Malazgirtit (26 gusht 1071).

"Erdoan uron përvjetorin e Fitores së Malazgirtit, e cila i hapi kombit turk portat e Anadollit dhe bëri të mundur mbizotërimin e një mirëkuptimi të ri në këto toka të shenja të bazuar në unitet, solidaritet dhe vëllazëri. Të parët tanë që dominonin në Anadoll pas Fitores së Malazgirtit shfaqën praktikat më të bukura, bënë veprat më madhështore të rrugëtimit tonë civilizues që do të zgjasë me shekuj”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

"Gjatë gjithë shekujve që kanë kaluar, shpirti i Malazgirt ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për kombin tonë të shenjtë. Farërat që u mbollën në tokat e Anadollit në vitin 1071 nën udhëheqjen e Sulltan Alparslanit, i ka zënë vend në histori me konceptin e tij të udhëheqjes mbi bazën e drejtësisë dhe dhembshurisë, lulëzuan dhe u përhapën në 7 shtatë stinën e 4 kontinente. Idealet dhe anët e tjera të përbashkëta që siguruan Fitoren e Malazgirtit, e cila hapi dyert e një epoke të re në historinë e popullit tonë të mbushur plot me lavdi, krenari dhe suksese, kanë qenë udhërrëfyesi ynë më i madh edhe gjatë themelimit të Republikës. Me frymëzimin që marrim nga Fitorja e Malazgirtit edhe sot si shtet dhe si komb ne po përpiqemi të ndërtojmë të ardhmen tonë të madhe, të fuqishme dhe të begatë”, vijon mesazhi i Presidentit Erdoan. 

Me këto mendime përkujtoj me respekt e mirënjohje komandantin e madh Sulltan Alparlanin dhe dëshmorët tanë të shenjtë në 946-vjetorin e Fitores së Malazgirtit dhe përshëndes përzemërsisht të gjithë qytetarët, përfundon mesazhi.



Lajme të ngjashme