Turqia ndërton Qendrën e parë të Trajnimit dhe Aviacionit Hapësinor

Në qytetin Bursa të Turqisë janë hedhur themelet e objektit të Qendrës së Trajnimit dhe Aviacionit Hapësinor Gokmen (GUHEM) që është njëra prej 5 qendrave hapësinore dhe të aviacionit në botë.

Në këtë qendër, në të cilën punimet filluan me një ceremoni zyrtare, ku mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri Fikri Isik, do të trajnohen kozmonautët kombëtare.

Qendra do të jenë e ndërtuar mbi një sipërfaqe të mbyllur prej 13 mijë metrash katror, ndërsa do të ketë të instaluara edhe pajisjet për krijimin e fushës pa gravitacion, tuneli vertikal i erës dhe 154 pajisje tjera për trajnim interaktiv.

Bëhet e ditur se kostoja e kësaj qendre do të jetë 125 milionë lira turke.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë Zëvendëskryeministri Fikri Isik tha se ndërtimi i kësaj qendre do të jetë i rëndësishëm edhe nga aspekti i nxitjes së kureshtjes tek të rinjtë për shkencë, teknologji, hapësirë dhe aviacion.

Kjo qendër do të ketë edhe informacione në lidhje me galaktikat. Ky do të jetë projekti i parë i qendrës së trajnimit me temë hapësirën në Turqi.

Duke e bërë të ditur se Turqia synon që në vitin 2020 ta lancoj satelitin e saj Turksat 6A, Zëvendëskryeministri Isik tha se ky satelit do të përdoret për punimet e studimeve hapësinore dhe të komunikimit.

Lajme të ngjashme