Ministri i jashtëm turk vazhdon kontaktet në Irak

Në kuadër të programit të vizitës në Irak ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua të mërkurën me Kryetarin e Parlamentit, Selim al-Xhuburi.

Ministri i jashtëm turk vazhdon kontaktet në Irak

Takimi u realizua në Zonën e Gjelbër të Bagdadit dhe pa praninë e mediave.

Në takim mori pjesë edhe Ministri i Arsimit të Irakut, Mumamed Ikbal.

Më vonë Çavushollu pati një takim me politikanët turkmenë të Irakut.

Edhe ky takim u mbajt në hotelin “Reshit” në Zonën e Gjelbër të Bagdadit dhe pa praninë e gazetarëve.

Në deklaratat që bëri për mediat në dalje të hotelit Çavushollu tha: “e ardhmja e turkmenëve është brenda Irakut unitar. Turkmenët janë kombi që e mbështesin më shumë unitetin dhe solidaritetin e Irakut. Gjithashtu atyre u duhen dhënë edhe të drejtat dhe nuk duhet lejuar shkelja e të drejtave. Duhet ruajtur identiteti edhe i zonave të banuara nga turkmenët, siç është Telaferi. Ne i mbështesim të gjithë turkmenët, pa bërë asnjë dallim”.

Pas përfundimit të kontakteve në Bagdad Çavushollu do të kalojë në Erbil, ku do të takohet me kryetarin e Qeverisjes Rajonale Kurde të Irakut, Mesud Barzani.



Lajme të ngjashme