Yildirim: Rajoni i Sirisë është sikurse një kazan që zien

Kryeministri Binali Yildirim para nisjes për vizitë në Singapor organizoi një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboga të Ankarasë iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve.

Yildirim: Rajoni i Sirisë është sikurse një kazan që zien

Kryeministri Binali Yildirim para nisjes për vizitë në Singapor organizoi një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboga të Ankarasë iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve.

Yildirim bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me vizitat që do ti realizoj në Singapor dhe Vietnam, ndërsa shtoi se të enjten do të kthehen në vend.

Duke e bërë të ditur se në Singapor do të takohet me homologun e tij Lee Hsien Loong, Yildirim tha se këto do të kenë vizita edhe në impiante të ndryshme industriale, ndërsa shtoi se do të marrin pjesë edhe në forumin e biznesit Singapor-Turqi dhe se do t’ju drejtohen me një fjalim biznesmenëve dhe organizatave joqeveritare të Singaporit.

Yildirim bëri të ditur se në Vietnam do të takohen me Kryeministrin e këtij vendi Tony Tan Keng Yam, ndërsa shtoi se kjo do të jetë vizita e parë në nivel të kryeministrit në Vietnam dhe vuri theksin në rëndësinë e kësaj vizite.

“Vietnami është një fushë e re ku ne do të mund të bëjmë biznes. Në këtë kontekst do të takohemi me Kryeministrin, Presidentin dhe përfaqësues të botës së biznesit të këtij vendi dhe do të bisedojmë në lidhje me ato çfarë do të mund të bëjmë. Ndërsa Singapori është një vend të cilin ne e shohim si partner strategjik dhe marrëdhëniet tona vijnë duke u zhvilluar nga viti në vit. Marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar në kuadër të samitit të G-20-ës hyri në fuqi para 15 ditëve. Prandaj Singapori nga aspekti i marrëdhënieve me Turqinë hynë në një periudhë të re”, bëri të ditur Yildirim.

Në rendin e ditës së kryeministri ishin edhe zhvillimet në Siri.

Në përgjigje të pyetjes se “A do të organizohet operacion ushtarak në Afrin dhe Idlib?”, Kryeministri Yildirim tha: “Ky rajon është sikurse një kazan që zien. Këtu gjërat janë shumë të ngatërruara. Fatkeqësisht organizatat terroriste marrin në dorë pushtetin nga njëri-tjetra dhe ka një destabilitet serioz, ndërsa koston e kësaj e paguajnë njerëzit që jetojnë aty dhe Turqia. Pasi që Turqia është fqinje e këtij rajoni ajo vazhdimisht është e kërcënuar nga terrori. Dje në mëngjes janë kapur dhe janë marrë nën kontroll 5 terroristë të DAESH-it duke e kaluar kufirin ilegalisht”.

“Nga aspekti i sigurisë së kufirit, sigurisë së jetëve dhe të pasurive të qytetarëve, Turqia do të përgjigjet në mënyrë të duhur ndaj të gjitha kërcënimeve qoftë brenda, qoftë jashtë vendit”, deklaroi Yildirim.

Ai shtoi se vizita e shefave të shtatmadhorive të Iranit, Rusisë apo të ndonjë vendi tjetër apo të politikanëve në Turqi është normale, ndërsa shtoi se “Po kryhen punime të ndryshme për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në Siri. Është edhe procesi i Astanës. Gjithashtu kemi punime me forcat e koalicionit. Qëllimi është që armëpushimin e përkohshëm ta kthejmë në të vazhdueshëm dhe sigurimin e procesit përfundimtar të paqes. Bëhen propozime dhe përpjekje në këtë drejtim, prandaj ata vijnë në Turqi për konsultime”.



Lajme të ngjashme