Erdogan: “Votoni për ata të cilët nuk bëjnë armiqësi ndaj Turqisë"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ashpër ndaj deklaratave në lidhje me Turqinë të bëra nga ana e Kancelares dhe ministrit të Jashtëm të Gjermanisë.

Erdogan: “Votoni për ata të cilët nuk bëjnë armiqësi ndaj Turqisë"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ashpër ndaj deklaratave në lidhje me Turqinë të bëra nga ana e Kancelares dhe ministrit të Jashtëm të Gjermanisë.

Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e zgjeruar konsultative të degës së partisë së tij në qytetin Denizli.

Duke përsëritur thirrjen e tij të bërë qytetarëve turq rezident në Gjermani, Presidenti Erdogan tha: “Votoni për ata të cilët nuk bëjnë armiqësi ndaj Turqisë. Sepse unë i kam dorëzuar 4 mijë e 500 dosje të terroristëve zonjës që ndodhet në krye të Gjermanisë, por fatkeqësisht këto dosje nuk u pranuan. Këta terroristë ndodhen ende atje (në Gjermani). Ajo nga unë kërkoi ekstradimin e 2-3 personave. Më falni, por nëse tek ju ekziston gjyqësori edhe ne kemi”.

Ndërkaq për deklaratat e pandërgjegjshme dhe pa respekt të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, Edogan foli kështu: “Gjermania ka një ministër të Jashtëm i cili nuk di për vete. Kush je ti që i flet Presidentit të Turqisë? Ti mund ti flasësh vetëm ministrit të Jashtëm të Turqisë. Dije veten dhe mos u mundo të na japish mësim neve, kush je ti, çfarë të kaluar ke në politikë, sa vjeçar je? Jeta jonë kaloj në politikë dhe me këto përpjekje. Nëse i hapni portat e Gjermanisë për union doganon mirë, nëse jo nuk ka rëndësi. Neve na mjaftojnë këto porta”.

Erdogan tha se janë pro vazhdimit të unionit doganor, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që kjo të përdoret si një mjet për presion politik ndaj Turqisë.

“Turqia është një vend i madh, humbja e së cilës nuk mund të merret parasysh, është një partnere dhe një potencial i madh”, bëri të ditur Erdogan dhe shtoi se “Askush të mos e shikon Turqinë si të vogël”.

Duke prekur edhe në luftën kundër terrorit kreu i shtetit turk tha se Turqia në njërën anë do të luftoj deri në fund me organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) dhe në anën tjetër nuk do të lejoj që organizata separatiste terroriste PKK dhe fraksioni i saj në Siri, PYD, të formojnë një shtet terrorist.

Erdogan preku edhe në çështjen politike dhe tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2019, ndërsa shtoi se “Sa më shumë punojnë, prodhojmë dhe djersitim Turqia do të jetë aq e fuqishme”.



Lajme të ngjashme