Çanakala - Ndalohen 41 emigrantë gjatë tentimit për të kaluar në Greqi

Në vendin Ayvacik, në Çanakala të Turqisë, janë ndaluar 41 të huaj të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë në ishullin grek Lesbos.

Çanakala - Ndalohen 41 emigrantë gjatë tentimit për të kaluar në Greqi

Roja bregdetare e Turqisë në hapësirën detare prej një milje nga toka ndaloi 41 migrantë, prej tyre 11 gra dhe 17 fëmijë me origjinë nga Siria.

Ata më pas janë transferuar në stacionin policor të Rojës bregdetare.

Siç pretendohet, migrantët dy ditë pa ushqim dhe ujë në pyll kanë pritur kohë të përshtatshme të shkojnë në breg. Ndihmë u ofruan pjestarët e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM).

Migrantët pas kontrollimit të identitetit janë dërguar në Qendrën për kthimin e të huajve Ayvacik.



Lajme të ngjashme