“Synlab” njofton planin për investime në Turqi pavarësisht tensionit me Gjermaninë

Pas deklaratës së shumëkritikuar të Kancelares Angela Merkel, që është shprehur kundër azhurnimit të Marrëveshjes së Unionit Doganor me Turqinë, një tjetër kompani gjermane njoftoi planin e saj për të investuar në Stamboll...

“Synlab” njofton planin për investime në Turqi pavarësisht tensionit me Gjermaninë

Fushatat armiqësore të politikanëve në Gjermani kundrejt Turqisë vazhdojnë të mos funksionojnë për investitorët gjermanë.

Pas deklaratës së shumëkritikuar të Kancelares Angela Merkel, që është shprehur kundër azhurnimit të Marrëveshjes së Unionit Doganor me Turqinë, një tjetër kompani gjermane njoftoi planin e saj për të investuar në Stamboll.

Kolosi gjerman i shëndetësisë, “Synlab”, firmë me aktivitet në 138 vende të botës, do të ndërtojë në metropolin më të madh turk një kompleks laboratorik të teknologjisë së avancuar për ta shndërruar Turqinë në një bazë rajonale të sajën.

Ilker Kutukoglu, përfaqësues i Synlab-it në Turqi, bëri me dije se kompania synon të hapë një laborator kompleks për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Ballkanit Lindor.

“Ishim në kërkim të një vendi për këtë impiant gjigant. Falë stimujve të shtetit, ne vendosëm që të investojmë në Stamboll”, theksoi ai.

Pak kohë më parë, Ministria turke e Ekonomisë u hapi rrugën kompanive, të cilat planifikojnë të investojnë në laboratorë, për të përfituar nga disa subvencione shtetërore. Biznesmenët apo kompanitë, që do të investojnë në këtë fushë, do të përfitojnë reduktim të taksave dhe deri në 40 për qind kontribute për investime. Qeveria turke u mundëson firmave të kësaj kategorie mbështetje në shlyerjen e normave të interesit, si dhe përjashtime të taksave doganore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar.



Lajme të ngjashme