Sekretari amerikan i Mbrojtjes do të vizitojë Turqinë më 23 gusht

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi të premten vonë se shefi i Pentagonit, Jim Mattis, do të vizitojë Turqinë më datë 23 gusht...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes do të vizitojë Turqinë më 23 gusht

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi të premten vonë se shefi i Pentagonit, Jim Mattis, do të vizitojë Turqinë më datë 23 gusht.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se “sekretari Mattis më 23 gusht do të vizitojë Turqinë, ku do të takohet me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu”. 

Duke vënë theksin mbi “partneritetin strategjik” mes këtyre dy vendeve, Jim Mattis në takime do të diskutojë për partneritetin SHBA-Turqi për sigurimin e stabilitetit rajonal. Në takime po ashtu thuhet se do të diskutohet për shqetësimet e Turqisë në lidhje me organizatën terroriste PKK. 

Bëhet e ditur se para vizitës së tij në Turqi, Mattis do të vizitojë edhe Jordaninë, ku do të takohet me Mbretin Abdullah II dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Mahmoud Freihat. 

Deklarata njofton gjithashtu se të enjten e 24 gushtit Mattis do të shkojë në Ukrainë, ku do të takohet me Presidentin Petro Poroshenko dhe ministrin e Mbrojtjes, Stepan Poltorak.



Lajme të ngjashme