Kryeministri Yildirim të hënën në turne 4-ditor në Singapor dhe Vietnam

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, do të niset të hënën e 21 gushtit për një turne 4-ditor në Azinë Jugore, ku përfshihen Singapori dhe Vietnami...

Kryeministri Yildirim të hënën në turne 4-ditor në Singapor dhe Vietnam

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, do të niset të hënën e 21 gushtit për një turne 4-ditor në Azinë Juglindore, ku përfshihen Singapori dhe Vietnami.

Stacioni i pari i vizitave zyrtare të Kryeministrit Yildirim do të jetë Singapori.

Në këtë shtet, shefi i qeverisë turke do të ketë takime me Presidentin Tony Tan Keng dhe me Kryeministrin Lee Hsien Loong.

Pikërisht me Singaporin është nënshkruar në vitin 2015 edhe marrëveshja më gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë, në të cilën është palë edhe Turqia.

Kurse stacioni i dytë i delegacionit turk të drejtuar nga Kryeministri Yildirim do të jetë Vietnami.

Në kuadër të kësaj vizite, e cila do të nisë të mërkurën e datës 23 gusht, Binali Yildirim do të takohet me homologun Nguyen Xuan Phuc dhe Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Vietnamit, Nguyen Thi Kim Ngan.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Vietnamit janë vendosur në vitin 1978, megjithatë kjo do të vizita e parë në nivel kryeministror nga Ankaraja në Hanoi.

Gjatë vizitave në këto dy shtete të Azisë Juglindore pritet të organizohen edhe forume biznesi.

Vetëm pak kohë më parë, Turqia u pranua si partnere dialogu në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), ku Singapori dhe Vietnami janë shtete anëtare me të drejta të plota.



Lajme të ngjashme