Turqia dënon sulmin terrorist në Spanjë

“Fytyrën e pamëshirshme terrori e tregoi edhe në Spanjën aleate”, fillon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme që dënon këtë akt të urryer që tronditi sot Spanjën

792109
Turqia dënon sulmin terrorist në Spanjë

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme fillon me fjalët “Fytyrën e pamëshirshme terrori e tregoi edhe në Spanjën aleate” dhe ngushëllon të afërmit e viktimave si dhe uron shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Edhe zëdhënësi i Presidencës turke ka bërë një deklaratë që mallkon sulmin e sotëm në Spanjë.

Terrori Spanjën e kishte goditur edhe në vitin 2004. Në shpërthimet që kishin ndodhur në kryeqytetin e vendit, duke marrë në shënjestër 3 trena të ndryshëm, kishin humbur jetën 131 vetë.

Ngjarja ishte regjistruar si akti më i përgjakshëm i ETA-s, e cila në atë periudhë vazhdonte përpjekjen e saj për pavarësinë e popullit të rajonit Bask dhe qytetarët me origjinë baske që jetojnë në Francë.

Pas aktivitetit 43-vjeçar në vitin 2011 organizata vendosi të lërë armët.



Lajme të ngjashme