Turqia i kërkon Gjermanisë ekstradimin e Nr.2 të FETO-s

Përmes një note të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia ka kërkuar nga autoritetet gjermane kapjen dhe ekstradimin e Adil Öksüz, një nga organizatorët kryesorë të tentativës së grushtit të shtetit në Turqi.

Turqia i kërkon Gjermanisë ekstradimin e Nr.2 të FETO-s

Pas daljes së lajmeve, sipas të cilave i ashtuquajturi imami në arrati i Organizatës Terroriste FETO brenda forcave ajrore turke gjatë tentativës së 15 korrikut 2016 për grusht shteti, Adil Ëksyz (Adil Öksüz) është parë në Gjermani, Ankaraja zyrtare u ka përcjellë autoriteteve gjermane një notë proteste, përmes të cilës kërkon konfirmimin e lajmeve dhe ndalimin e Ëksyzit në rast të identifikimit të vendndodhjes së tij në këtë vend dhe ekstradimin në Turqi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) lidhur me çështjen tha se në media kanë nisur të dalin disa lajme, sipas të cilave i arratisuri i FETO-s, Adil Ëksyz ndodhet në Gjermani, madje flitet edhe për vendndodhjen e tij të saktë. Edhe ne si Ministri e Punëve të Jashtme i kemi dërguar notë zyrtare Gjermanisë. Nëse lajmi është i vërtetë, kemi kërkuar që personi i kërkuar nga drejtësia turke të gjendet menjëherë, të arrestohet dhe të ekstradohet në Turqi në bazë të marrëveshjes dypalëshe për rikthimin e personave të ndjekur penalisht".

Adil Ëksyz është një nga emrat kryesorë të tentativës për grusht shteti të organizuar nga FETO në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar, i njohur ndryshe edhe si "imami i FETO-s në forcat ajrore". Ai konsiderohet si krahu i djathtë i Fetullah Gylenit dhe numri dy brenda organizatës terroriste.

Burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë bëjnë të ditur se nuk disponojnë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Ëksyzit në Gjermani, por megjithëkëtë nuk i vlerësojnë si të kënaqshme deklaratat e palës turke në lidhje me këtë çështje.

Sipas lajmeve që kishin qarkulluar javën e kaluar në media, qytetarët turq që jetojnë në Gjermani e kishin parë Adil Ëksyzin në qytetet Frankfurt dhe Ulm. Madje sipas lajmeve në fjalë Adil Ëksyzit i ishte dhënë edhe leje e përkohshme qëndrimi në landin e Baden-Vyrtembergut.

Kërkesat për azil (politik) në Gjermani nuk shqyrtohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, por nga Departamenti Federal për Emigrantët dhe Refugjatët. Autoritetet gjermane nuk ndajnë informacione me vendet e origjinës së personave që aplikojnë për azil duke treguar si pretekst për këtë angazhimet e tyre në bazë të konventave ndërkombëtare. Sipas lajmeve që kanë dalë më herët në median gjermane, që nga tentativa e grushtit të shtetit (15 korrik 2016) e këtej në Gjermani kanë shkuar për azil rreth 4 mijë pjesëtarë të organizatës terroriste FETO.



Lajme të ngjashme