Turqi - Muhammed Bakiri pritet në takim nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare

Temat kryesore të bisedimeve gjatë vizitës së Bakirit në Turqi janë “lufta kundër terrorit, zhvillimet rajonale, marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimi kufitar”.

Turqi - Muhammed Bakiri pritet në takim nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Canikli priti në takim shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Iraniane, gjeneralmajorin Muhammed Huseyin Bakiri dhe delegacionin që e shoqëronte.

Temat kryesore të bisedimeve gjatë vizitës së Bakirit në Turqi janë “lufta kundër terrorit, zhvillimet rajonale, marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimi kufitar”.

 

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Iraniane, ndodhet për vizitë në Turqi si i ftuari i Shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar.

Delegacioni iranian do të zhvilloj një vizitë treditore në Turqi.



Lajme të ngjashme