Gjermani – Schafer: Do të shqyrtojmë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Adil Oksuz

Gjermania njoftoi të mërkurën se do të shqyrtojë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e të shumëkërkuarit Adil Oksuz, emër kyç i organizatës terroriste gyleniste (FETO), në arrati që prej korrikut të vitit të kaluar...

Gjermani – Schafer: Do të shqyrtojmë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Adil Oksuz

Gjermania njoftoi të mërkurën se do të shqyrtojë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e të shumëkërkuarit Adil Oksuz, emër kyç i organizatës terroriste gyleniste (FETO), në arrati që prej korrikut të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Martin Schafer, deklaroi përmes një konference shtypi të posaçme se nota diplomatike e Turqisë në lidhje më këtë çështje ka mbërritur në Berlin ditën e shtunë (12 gusht 2017).

Sipas legjislacionit – shtoi zëdhënësi Schafer – një gjykatës gjerman duhet të shqyrtojë motivet në kërkesën e qeverisë turke për ekstradimin e personit në fjalë përpara se ekzekutivi gjerman të marrë një vendim për kërkesën.

Pas publikimit të disa lajmeve, sipas të cilave Adil Oksuz, i ashtuquajtur imami në arrati i FETO-s brenda forcave ajrore turke gjatë tentativës së 15 korrikut 2016 për grusht shteti, është parë në Gjermani; Ankaraja zyrtare u ka përcjellë autoriteteve gjermane një notë proteste, përmes të cilës kërkon konfirmimin e lajmeve në fjalë dhe ndalimin e të shumëkërkuarit në rast të identifikimit të vendndodhjes së tij në këtë vend, si dhe ekstradimin në Turqi.



Lajme të ngjashme