Turqi - Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë iraniane, në Ankara për vizitë zyrtare

Kreu i Shtatmadhorisë iraniane, Gjeneralmajori Mohammad Bagheri, u prit në Ankara nga ana e homologut të tij turk, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Turqi - Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë iraniane, në Ankara për vizitë zyrtare

Nga Irani në Turqi po zhvillohet një vizitë e rëndësishme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Gjeneralmajor Mohammad Bagheri, ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të takohet me shefin e Shtatmadhorisë së ushtrisë turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Kreu i Shtatmadhorisë iraniane, Gjeneralmajor Mohammad Bagheri, u prit në Ankara nga ana e homologut të tij turk, Gjeneralarmate Hulusi Akar.

Bagheri dhe delegacioni që e shoqëron, në kuadër të vizitës treditore në Turqi, do të takohet me zyrtarët e lartë ushtarakë dhe të skenës politike.

Gjatë vizitës së Gjeneralit Bagheri në Turqi, në tavolinën e bisedimeve do të jenë çështjet e zhvillimeve rajonale, të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe ato të bashkëpunimit kufitar.

Tema kryesore e bisedimeve mes Gjeneralarmate Akar dhe Gjeneralmajorit Bagheri do të jetë lufta kundër terrorizmit.

Gjenerali iranian, gjatë një fjalimi të mbajtur muajin e kaluar, kishte deklaruar se referendumi për pavarësi, që udhëheqja rajonale kurde në veri të Irakut parashikon të mbajë në shtator, është i papranueshëm.



Lajme të ngjashme