Eksportet turke thyen rekord në korrik

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi në fjalën që mbajti në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Kulturor dhe Artistik të “Qilimit Eşme”, organizuar në Uşak tha se muajin e kaluar Turqia theu rekord në eksport.

Eksportet turke thyen rekord në korrik

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se Turqia ka thyer rekord muajin e kaluar në eksport.

Në fjalën që mbajti në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Kulturor dhe Artistik të “Qilimit Eşme”, organizuar në Uşak, Zejbekçi tha se në çerekun e parë të 2017-s Turqia është vendi i tretë që ka siguruar zhvillimin më të madh brenda 20 vendeve më të zhvilluara të botës.

Pasi rikujtoi se muajin e kaluar theu rekord edhe eksporti, ministri Zejbekçi tha: “në korrik thyem rekord në eksport. Rritja mujore u regjistrua me 28%. Këtë vit Turqia do të jetë një ndër tre vendet e mëdha me rritjen më të shpejtë të botës. Objektivi është që të jemi një ndër 10 ekonomitë e para në botë, një ndër 3 ekonomitë e para të Evropës”.

 


Lajme të ngjashme