Policia turke arrestoi "njësitin ekzekutues" të DAESH-it në Sanliurfa

Të dyshuarit pas procedurave në polici u dërguan për kontrollin mjekësor dhe më pas në gjykatë.

Policia turke arrestoi "njësitin ekzekutues" të DAESH-it në Sanliurfa

Në qytetin Şanlıurfa të Turqisë njoftohet se janë arrestuar tre anëtarët e "njësisë ekzekutuese të DEASH-it" të cilët kishin "detyrën" për të vrarë persona që janë kundër organizatës terroriste DEASH.

Ekipet e anti-terrorit të drejtorisë së policisë së qytetit kishte nisur një hetim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21 korrik ku u vra nga 2 persona me motoçikletë personi K. Farasi, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Në kuadër të operacioneve të kryera njëkohësisht në qytetet Şanlıurfa, Gaziantep dhe Malatya u arrestuan anëtarët e organizatës terroriste Bünyamin Hallak me emrin e koduar (Yaşar), Mahmud Elhammud me emrin e koduar (Ahmet) dhe Mahmut El Cerrah të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Turqi, pasi në Raka ishin "ngarkuar me detyrën" për të vrarë personat që kryejnë aktivitete kundër organizatës. Gjatë arrestimit u sekuestruan edhe armët e tyre.

Të dyshuarit pas procedurave në polici u dërguan për kontrollin mjekësor dhe më pas në gjykatë, ku gjyqtari kujdestar për anëtarët e DEASH-it ka dhënë edhe masën e arrestit me burg.



Lajme të ngjashme