Yildirim: Nuk do të lejojmë krijimin e shteteve artificiale në Siri dhe Irak

Në përgjigje të interesit të gazetarëve Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha të premten se nuk do të lejojnë kurrë përpjekjet për të krijuar një shtetet artificial në Siri dhe Irak.

788297
Yildirim: Nuk do të lejojmë krijimin e shteteve artificiale në Siri dhe Irak

“As që bëhet fjalë kurrën e kurrës që të lejojmë apo tolerojmë ndaj përpjekjeve për të krijuar një shtet të ri artificial në kufijtë tanë, në veçanti në Siri dhe Irak. Në lidhje me këtë çështje po bisedojmë edhe me vendet përkatëse. Cilado qofshin kushtet e rrethanat, në rast se do të përballemi me një qëndrim, zhvillim që cenon interesat tona kombëtare, të drejtat e sovranitetit tonë, apo sigurinë e vendit tonë, nuk do të hezitojmë të kundërpërgjigjemi ndaj kësaj, ashtu siç kemi vepruar edhe në të kaluarën”, tha Jëlldërëm për gazetarët në dalje nga xhamia pas namazit të të premtes.

“Në atë zonë ne po marrim masat e duhura në pjesën 150 km të gjatë të kufirit tokësor të provincës tonë Hatay me Sirinë. Siç e dini, kohët e fundit kontrollin në këtë zonë e kanë marrë grupet radikale dhe ne jemi duke marrë masat tona në varësi të zhvillimeve të mundshme këtu në ditët në vijim, duke marrë në konsideratë operacionet që do të bëhen këtu. Këtë e bëjmë me synimin edhe për të mos lejuar krijimin e një drame njerëzore, por edhe për të përballuar më lehtë kërcënimet e mundshme që do ti vinin vendit tonë nga kjo pjesë e kufirit”, theksoi Jëlldërëm.



Lajme të ngjashme