Siri - OJQ-ja turke IHH ka dërguar 2 260 kamionë me ndihma në 7 muaj

Organizata humanitare turke IHH për shtatë muaj këtë vit ka dërguar 2 260 kamionë me ndihma për sirianët në nevojë.

İHH yardım.jpg
ihh yardım.jpg
ihh suriye yardım.jpg
ihh suriye iftar.jpg
ihh afrika.jpg
ihh suriye.jpg

Përfaqësuesi i zyrës së organizatës IHH në Hatay, Selim Tosun thotë se ata duam që të jenë afër banorëve në nevojë të Sirisë.

Kamionët me ndihma janë përgatitur në Reyhanli dhe Kilis. Ndihmat përbëhen kryesisht nga artikuj të nevojave themelore, si ujë i pijshem, pako higjienike, ushqim, batanije dhe miell.

Në Siri ndihmat kalojnë përmes pikave kufitare Cilvegozu dhe Oncupinar, sqaron Tosun, ndërsa shton se brenda shtatë muajve familjeve siriane u janë dorëzuar 2 260 kamionë me ndihma dhe se IHH-ja do ta vazhdojë edhe në të ardhmen aktivitetin bamirës ndaj sirianëve në nevojë.



Lajme të ngjashme