Jëlldërëm takohet me kryeministrin e Kirgizisë, Sooronbay Ceenbekov

Kryeministri i Kirgizisë, Sooronbay Ceenbekov zhvillon një vizitë pune në kryeqytetin Ankara.

Jëlldërëm takohet me kryeministrin e Kirgizisë, Sooronbay Ceenbekov

Kryeministri i Kirgizisë, Sooronbay Ceenbekov zhvillon një vizitë pune në kryeqytetin Ankara.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) u takua me homologun Ceenbekov në rezidencën e kryeministrisë në Çankaja (Çankaya).

Takimi kokë më kokë me dyer të mbyllura për median zgjati 1 orë.

Jëlldërëm dhe Ceenbekov shkëmbyen mendime për zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Kirgizisë  dhe rritjen e vëllimit tregtar ndërmjet dy vendeve.

Më pas u kalua në mbledhjen ndërmjet delegacioneve.  

Në takim u shqyrtuan gjithashtu në mënyrë të detajuar edhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si dhe zhvillimet rajonale.

Ceenbekov, gjatë vizitës që do të vazhdojë edhe nesër, do të shkojë në Stamboll dhe do të marrë pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet për inaugurimin e statujës së Manasit.



Lajme të ngjashme