Erdogan: Gjermania strehon terroristët e PKK-së

Në fjalën mbajtur në një mbledhje të organizatës së partisë në vendlindje Presidenti Erdoan tha se vetëm Gjermania i strehon pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK.

785585
Erdogan: Gjermania strehon terroristët e PKK-së

Presidenti i vendit dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për terrorin foli në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Partisë ne Rrethin e Rizes. 

Duke i referuar një afisheje të vendosur muajin e kaluar para selisë së kryeministrisë në Gjermani, afishe në të cilën gjendeshin fotografitë e Presidentit të Rusisë Putin, Mbretit të Arabisë Saudite Selman dhe fotografia e tij dhe ku ishte shkruar “ai që vret këta diktatorë fiton automobilin”, Erdoani tha:

"Kush qëndron përreth kësaj tabloje; kemi policinë gjermane, ngjarja ka ndodhur para kryeministrisë dhe policia gjermane bën sehir. A ka ndodhur në Turqi një diçka e ngjashme me këtë që kanë bërë këta? Për shumë vite 3 milionë nga njerëzit tanë jetojnë në Gjermani, çfarë të keqe keni parë prej tyre? Vetëm kjo Gjermani po i strehon dhe i ndihmon terroristët”.

Erdoani përmendi edhe dosjet që i ka dorëzuar më herët kancelares gjermane, Angela Merkel për 4 mijë e 500 terroristë. 

"U kam dhënë 4 mijë e 500 dosje për terrorizëm dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kur një terrorist ndodhet tek ne, na thonë “na e jepni këtë”. Në fillim na dërgoni ju. Ti nuk më dërgon terroristët që ke aty (në Gjermani) dhe kërkon nga unë terroristët e certifikuar. Nëse ka gjyqësor tek ti, ka edhe në Turqi. Gjyqësori merr vendimin e vet dhe në bazë të kësaj veprojmë edhe ne. Ky është koncepti ynë. Ka disa gjëra që duhet ti mësojnë”, theksoi Erdoan.



Lajme të ngjashme