VIP-at botërorë i bëjnë pushimet në Bodrum

Biznesmeni ukrainas Aleksander Yaroslavsky, ai meksikan Ricardo Salinas Pliego, anëtarët e familjes mbretërore daneze, modelistja britanike Kate Moss dhe modelistja braziliane Adriana Lima kanë ardhur me jahtet e tyre për të pushuar në Brodrum.

bodrum torba koyu lüks turizm merkezi2.jpg
Kate Moss.jpg
Bodrum ukraynalı  iş adamı aleksander yaroslavsky mega yatı.jpg
ADRIANA LIMA
Bodrum ukraynalı ve meksikalı iş adamlarının mega yatları.jpg

Ata që vizitojnë nënprefekturën turistike Bodrum të Mullas (Muğla), e cila është e njohur për gjiret unike, strukturën natyrore dhe vendet historike, nuk duan të largohen më prej këtu. Qyteti vazhdon të mirëpresë mysafirët vendas dhe të huaj edhe këtë sezon.

Bodrumi më shumë preferohet nga ata që duan të kalojnë pushime disi ndryshe. Shumë njerëz të njohur (VIP) si biznesmenë, aktorë, politikanë, mbretër, artistë e të tjerë që janë të dashuruar pas Turqisë vazhdojnë të pushojnë të sigurt në plazhet e magjishme të bregdetit turk. 

Disa nga arsyet kryesore që i shtyjnë VIP-at të preferojnë Bodrumin janë: jeta e qetë në këtë nënprefekturë bregdetare, me qindra gjire të vegjël ku ata mund të qëndrojnë vetëm dhe shijojnë privatësinë dhe pastërtia e ujit të detit.

Në mesin e atyre që e kanë preferuar qytetin këto ditët e fundit janë: biznesmeni ukrainas Aleksander Yaroslavsky, biznesmeni meksikan Ricardo Salinas Pliego, anëtarët e familjes mbretërore daneze, modelistja britanike Kate Moss dhe modelistja braziliane Adriana Lima, si dhe politikanë dhe gazetarë të huaj, të cilët në Brodrum vijnë me jahtet e tyre.

Gjithashtu në mesin e pushuesve të Bodrumit shikon edhe Kai Diekmann, ish-kryeredaktori i gazetës gjermane “Bild”, e cila kohët e fundit është në fokus për retorikat antiturke dhe që po bën një propagandë shpifëse për të penguar sadopak ardhjen e turistëve gjermanë në Turqi. 

Mësohet se Diekmann është vendosur në një qendër pushimi luksoze në gjirin e famshëm Torba të Bodrumit dhe herë pas here ai shëtit me jahtin e tij në gjiret e virgjër të shenjtorit dhe bën udhëtime në ujërat e kaltër përgjatë brigjeve turke.

Diekmann kishte ngjallur reagime me komentet negative kundër Turqisë. Tani në llogarinë e tij në median sociale poston fotografi nga gjiret, perëndim i diellit dhe shëtitja me jaht në Bodrum.



Lajme të ngjashme