Erdoan: Organizatat terroriste të keqen më të madhe ja kanë bërë fëmijëve tanë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në programin e mbylljes së aktivitetit veror për nxënësit nga lindja dhe juglindja e Turqisë.

Erdoan: Organizatat terroriste të keqen më të madhe ja kanë bërë fëmijëve tanë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalimin e mbajtur në programin e mbylljes së aktivitetit veror për nxënësit nga lindja dhe juglindja e Turqisë, organizuar nga Enti i Çështjeve Fetare 'Diyanet', në Qendrën kulturore artistike Zeytinburnu në Stamboll tha se "Organizatat terroriste të keqen më të madhe ua kanë bërë fëmijëve.  Organizata separatiste nuk ka asnjë të ardhme që mund t'u premtojë të rinjve dhe fëmijëve tanë".

"Qëllimi i organizatës është i qartë, për t'i bërë skllevër, robotë të ideologjisë së tyre fëmijët tanë duke i shkëputur ata nga shkollat por edhe nga xhamitë. Përse? Sepse ata e dinë që nga shkolla, xhamia, mihrabi nuk dalin terroristë", theksoi Erdoan.

"Praninë tonë njëmijëvjeçare në pozitën gjeografike ia kemi borxh strukturës tonë luftarake e cila vjen nga imani dhe besimi ynë i fortë. Për këtë dikush është përpjekur që të fusë përçarje me dashakeqësi ideologjike, etnike, apo sektare tek populli ynë. Shikoni se për çfarë qëllimi është paraqitur PKK-ja. Edhe FETO është përdorur për të njëjtin qëllim.” tha Erdoan. (AA)



Lajme të ngjashme