Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu dhe Lavrov biseduan për zhvillimet e fundit në Siri

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu në kuadër të Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) pati kontakte të shumta dypalëshe.

Çavusoglu dhe Lavrov biseduan për zhvillimet e fundit në Siri

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu pati një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ministri Çavusoglu takoi homologun e tij rus në kuadër të kontakteve dypalëshe të zhvilluara gjatë Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) të mbajtur në kryeqytetin Manila të Filipineve.

Gjatë këtij takimi u bisedua në lidhje me zhvillimet në Siri dhe marrëdhëniet tregtare Turqi-Rusi.

Ministri Çavusoglu në prononcimin e shkurtë të bërë pas takimit tha se me ministrin Lavrov i bënë një vlerësimi zhvillimeve të fundit në Siri dhe zonave jokonfliktuale, ndërsa shtoi se “Gjatë këtij procesi do të mbahet mbledhja e radhës në kryeqytetin Astanë të Kazakistanit. Ne i bëmë një vlerësim punimeve përgatitore të kësaj mbledhjeje”.

Çavusoglu gjithashtu shkëmbeu mendimet me homologun e tij rus mbi forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe këto i vlerësoi si shumë të dobishme.



Lajme të ngjashme