Komandanti i Forcave Detare të Katarit viziton fregatën turke që mbërriti në këtë vend

Turqia dhe Katari në datat 6-7 gusht do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët detare.

Komandanti i Forcave Detare të Katarit viziton fregatën turke që mbërriti në këtë vend

Turqia dhe Katari në datat 6-7 gusht do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët detare.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit, Komandanti i Forcave Detare të Emiratit të Katarit, Kundëradmirali Muhammed bin Nasır el-Muhennedi, vizitoi Fregatën turke TCG Gokova që mbërriti ditën e hënë në portin Hamed, që gjendet në verilindje të kryeqytetit Doha.  

Muhennedi në vizitën e zhvilluar në fregatën që drejtohet nga Koloneli i Marinës, Hasan Ozyurt mori informacione në lidhje me pajisjet teknologjike dhe armët në fregatë.

Në këtë vizitë u sigurua koordinimi në lidhje me zhvillimin e stërvitjes gjatë datave 6-7 gusht.

Fregata TCG Gokova e Komandës së Flotës Turke së bashku me ekuipazhin ushtarak prej 214 personash mbërriti ditën e hënë në Portin Hamed të Katarit për të marrë pjesë në stërvitjen detare që do të zhvillohet në partneritet ndërmjet dy vendeve. 



Lajme të ngjashme