Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Presidenti Erdogan dekretoi emërimin e komandantëve të rinj të FAT

Dje në Pallatin Çankaya në kryesimin e Kryeministrit Binali Yildirim u mbajt mbledhja e Këshillit të Lartë Ushtarak.

Turqi - Presidenti Erdogan dekretoi emërimin e komandantëve të rinj të FAT

Janë emëruar edhe komandantët e rinj të Forcave të Armatosura Turke.

Dje në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak që zgjati 4 orë e që u mbajt në Pallatin Çankaya e kryesuar nga Kryeministri Binali Yildirim u emëruan edhe komandantët e rinj të forcave të armatosura.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin në prononcimin e tij të bërë në lidhje me vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak tha se në postin e komandantit të Forcave Tokësore u emërua, komandanti i përgjithshëm i xhandarmerisë, gjeneral armate Yasar Guler, të Forcave Detare, shefi i shtabit të Forcave Detare, admirali Adnan Ozbal dhe në postin e komandantit të Forcave Ajrore, komandanti i Forcave Ajrore Luftarake, gjeneral armate Hasan Kuçukakyuz.

 

Në konferencën për shtyp të organizuar në Kompleksin Presidencial, zëdhënësi Kalin tha se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka dekretuar vendimet e marra në mbledhjen e zakonshme të Këshillit të Lartë Ushtarak për gradimin dhe vazhdimin e mandatit të gjeneralëve, admiralëve dhe kolonelëve, si dhe të atyre që do të pensionohen për shkak të moshës dhe mungesës së kuadrit.

Kalin tha se duke filluar nga 30 gushti do të gradohen në një gradë më të lartë 6 gjeneral/admiral, 61 kolonelë janë graduar në gjeneral/admiral, 8 gjeneralëve/admiralëve u është vazhduar mandati edhe për një vit, ndërkaq 159 kolonelëve u është vazhduar mandati për dy vite.

Ndërsa u bë e ditur se duke filluar nga 30 gushti do të pensionohen 28 gjeneral/admiral, të cilët kanë mbushur kohën e pritjes së gradimit, me 107 kolonelë për shkak të mungesës së kuadrit dhe një admiral për shkak të moshës.

Ibrahim Kalin falënderoi edhe komandantin e Forcave Tokësore, gjeneral armate Zeki Çolak, komandantin e Forcave Detare, admiralin Recep Bulent Bostanoglu dhe komandantin e Forcave Ajrore, gjeneral armate Abidin Unal, të cilët do të përfundojnë detyrën e tyre më 30 gusht për shërbimet e tyre të dhëna në Forcat e Armatosura të Turqisë.



Lajme të ngjashme