Një ditë e shënuar për zhvillimin e Turqisë në fushën e energjisë së rinovueshme

Sot zhvillohet tenderi i hapur i Hapësirave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA) në Turqi.

Një ditë e shënuar për zhvillimin e Turqisë në fushën e energjisë së rinovueshme

Sot zhvillohet tenderi i hapur i Hapësirave të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (YEKA) në Turqi.

8 kompani që mbajnë në dorë 90% të tregut të energjisë së rinovueshme në botë do të garojnë për energjinë e erës së Turqisë.

Tenderi i YEKA do të zhvillohet në Ministrinë e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore.

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) në lidhje me temën, tha: “Mendoj se me konkurrencën e këtyre 8 firmave dhe në kuadër të investimeve si të kompanive vendase ashtu edhe atyre të huaja, ky është një hap historik i rëndësishëm për sa i përket potencialit të tregut të brendshëm dhe kapacitetit të eksportit jashtë vendit”.

Kompanitë gjigande të Gjermanisë, Kinës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Danimarkës, që zënë vend në radhët e para të prodhimit të turbinave të erës në botë, dhanë ofertën e tyre në tender së bashku me partneret e tyre turke.

Kompania që do të fitojë tenderin do të prodhojë turbina me kontribut 65% vendor dhe do të ngrejë këtu fabrikë.

Në fabrikë do të prodhohen 300 deri në 450 turbina ere.

Për punimet e Kërkim-Zhvillimit, çdo vit do të veçohet një buxhet prej 5 milionë dollarësh.

Centralet që do të ndërtohen në 5 rajone të ndryshme të Turqisë, do të sigurojnë nevojën për energji të 1 milionë e 100 mijë banesave.

Kostoja totale e projektit arrin në 1 miliardë dollarë.

Falë këtij projekti pritet që emetimi i karbonit të reduktohet rreth 1 milionë e gjysmë ton në vit.



Lajme të ngjashme