Turqi - 6 terroristë të PKK-së dorëzohen pranë forcave turke të sigurisë

FAT vazhdojnë me operacione ajrore në zonat Zap dhe Metina në veri të Irakut.

Turqi - 6 terroristë të PKK-së dorëzohen pranë forcave turke të sigurisë

Në operacionet ajrore të ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonat Zap dhe Metina në veri të Irakut janë neutralizuar 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK të cilët ishin duke u përgatitur për sulm.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke u tha se avionët luftarak të Forcave Ajrore Turke dje pasdite ndërmorën operacione në zonat Zap dhe Metina në veri të Irakut.

Në këtë operacion, ku u neutralizuan 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, janë shkatërruar edhe dy pozicione të armëve, një shpellë dhe dy strehimore.

Ndërkaq në nënprefekturën Silopi të Sirnakut pranë forcave turke të sigurisë u dorëzuan 6 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK të ikur nga vendstrehimet në veri të Irakut.



Lajme të ngjashme