Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Forcat e Armatosura Turke gjatë muajit korrik neutralizuan 247 terroristë të PKK-së

Agjencia Turke e Lajmeve, Anadolli (AA) raporton se pjesëtarët e forcave të sigurisë së Republikës së Turqisë në operacionet kundër organizatës terroriste PKK gjatë muajit korrik kanë neutralizuar 247 terroristë.

Forcat e Armatosura Turke gjatë muajit korrik neutralizuan 247 terroristë të PKK-së

Forcat e sigurisë, pa marrë parasysh kushtet klimatike dhe të tjera, zhvillojnë aksione kundër organizatës terroriste e cila ka për qëllim prishjen e paqes dhe sigurisë në Turqi.

Gazetari i AA-së nga burimet përkatëse mësoi se gjatë sulmeve të pjesëtarëve të PKK-së nga 1 deri më 31 korrik nëntë pjesëtarë të forcave turke të sigurisë kanë rënë dëshmorë.

Krahas kësaj kanë humbur jetën edhe dhjetë civilë, ndërsa nëntë të tjerë mbetën të plagosur.

Në kuadër të luftës kundër rekrutimit të anëtarëve të rinj të PKK-së në disa qytete në mbarë Turqinë janë arrestuar 366 persona, prej tyre edhe Murat Yilmaz, personi kompetent për financimet brenda organizatës terroriste KCK.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar në aksionin e mbështetur nga ajri, që është kryer në Kars, gjendet edhe Ferit Polat me emrin e koduar “Taylan” i cili gjendej në fletarrestet e Ministrisë turke të Punëve të Brendshme dhe për të cilin ofrohej shpërblim prej një milion lira turke (rreth 239.000 euro).



Lajme të ngjashme