Turqia shënon rritje në numrin e turistëve

Numri i turistëve, të cilët vizituan Turqinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, është rritur për 14.5 për qind.

781752
Turqia shënon rritje në numrin e turistëve

Numri i turistëve, të cilët vizituan Turqinë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, është rritur për 14.5 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, vetëm në qershor të këtij viti, në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 43.1 për qind.

Të dhënat tregojnë se në qershor Turqinë e kanë vizituar rreth 3 milionë turistë të huaj. Nga janari deri në qershor rreth 12.2 milionë turistë të huaj vizituan këtë vend.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti më shumë turistë, rreth 1.6 milionë, kanë ardhur nga Rusia. Në vendin e dytë është Gjermania me mbi 1.2 milionë, ndërsa më pas vijon Gjeorgjia me mbi 1.1 milionë turistë.

Në qershor, në krahasim me vitin e kaluar, është rritur për 21.9 për qind numri i turistëve të ardhur nga Rusia. Në vendin e dytë sërish janë turistët e Gjermanisë pastaj ata nga Irani.

Qytetet më të vizituara janë Stambolli, Antalia dhe Edreneja. Stambollin e kanë vizituar më shumë se 4.3 milionë turistë, Antalinë 3.2 milionë, ndërsa Edrenenë mbi 1.1 milionë.



Lajme të ngjashme