Turqi - Dy kompani turke të industrisë së mbrojtjes prodhojnë sisteme për anije

ASELSAN dhe HAVELSAN kanë nënshkruar marrëveshje për prodhimin e sistemeve të navigacionit, atij luftarak dhe të radarit për anijet.

Turqi - Dy kompani turke të industrisë së mbrojtjes prodhojnë sisteme për anije

Partneriteti mes kompanisë së Industrisë Elektronike Ushtarake (ASELSAN) dhe Industrisë Ajrore Elektronike (HAVELSAN) nënshkroi një marrëveshje për sistemet e anijeve në vlerë 37,6 milionë euro. 

Në deklaratën që zë vend në platformën e ASELSAN-it për informim publik thuhet se partneriteti i ASELSAN-it dhe HAVELSAN-it dje nënshkroi një marrëveshje me kompaninë e Inxhinierisë së Teknologjisë së Mbrojtjes dhe e Tregtisë “STM” Sh.A. në lidhje me sistemet e anijeve në vlerë 37 milionë e 576 mijë e 60 euro.

Në deklaratë bëhet e ditur se ASELSAN-i në kudër të marrëveshjes do të jetë përgjegjës për furnizim me sistemet e navigacionit, sistemet luftarake, sistemet e radarit dhe të integrimit të tyre.

Pjesa e punës që do të kryej ASELSAN-i është në vlerë 21 milionë e 826 mijë e 60 euro, ndërsa dorëzimi i sistemeve në kuadër të marrëveshjes do të bëhet në vitin 2020.



Lajme të ngjashme