Ministri i Jashtëm Çavusolu zhvilloi një takim me homologun e tij iranian Xhevad Zarif

Të dy homologët u takuan në Stamboll në kuadër të mbledhjes së jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Ministri i Jashtëm Çavusolu zhvilloi një takim me homologun e tij iranian Xhevad Zarif

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një takim me homologun e tij iranian, Xhevad Zarif.

Takimi dypalësh dhe mes delegacioneve i Çavusoglus me Zarif u zhvillua në kuadër të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), që u mblodh në Stamboll për një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Haram al-Sharif në Jerusalem.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike Çavusoglu dhe Zarif shkëmbyen mendimet në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale me në krye zhvillimet në Jerusalem.



Lajme të ngjashme