Aviacioni akrobatik turk për herë të parë në një shfaqe në Rusi

Në panairin ndërkombëtar ushtarak që do të zhvillohet në datat 22-27 gusht në kryeqytetin Moskë të Rusisë, Army-2017 për herë të do të marrë pjesë një ekip aviacioni akrobacie nga Turqia.

779885
Aviacioni akrobatik turk për herë të parë në një shfaqe në Rusi

Në panairin ndërkombëtar ushtarak që do të zhvillohet në datat 22-27 në kryeqytetin Moskë të Rusisë, Army-2017 për herë të parë do të marrë pjesë një ekip aviacioni akrobacie nga Turqia.

Kryetari i Departamentit të Studimeve Shkencore në Ministrinë e Mbrotjes së Rusisë, Aleksandr Mironov, në deklaratën e bërë gjatë mbledhjes së komitetit të organizimit Army-2017, tha për të pranishmit se: “Në bazën Kubinka do të shfaqen pajisjet e aviacionit. Në ditën e çeljes së panairit, do të zhvillohet një festival i aviacionit për nder të 105-vjetorit të themelimit të forcave tona ajrore. Në shfaqe, për herë të parë, do të marrë pjesë një ekip akrobacie ajrore nga Turqia”.

Në panairin e Moskës ku do të ekspozohen 225 armë dhe pajisje moderne do të ketë stande të ekspozimit nga Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kina, Pakistani, Sllovakia dhe Afrika e Jugut.

Panairi Army-2017 do të zhvillohet në Parkun Patriot në një sipërfaqe që përfshin rreth 2,7 milionë metra katrorë.  



Lajme të ngjashme