Guardian: Turqia, sërish destinacion i volitshëm për turistët anglezë

Gazeta britanike “Guardian” në një lajm të saj ka shkruar se Turqia është shndërruar sërish në një opsion tërheqës për turistët britanikë.

Guardian: Turqia, sërish destinacion i volitshëm për turistët anglezë

Gazeta postoi në faqet e saj deklaratën e bërë dje nga “Thomas Cook”, një nga kompanitë më të mëdha të udhëtimit në botë.

"Turqia dhe Greqia ringjallën shitjet verore të Thomas Cook", është titulli i lajmit që gazeta ka publikuar në numrin e sotëm me firmën e Nick Fletcher.

Sipas një deklarate të “Thomas Cook” numri i rezervimeve për të kaluar pushimet verore në qytezat turistike të Turqisë këtë vit është rritur me 11% krahasuar me vitin e kaluar.

Peter Fankhauser, kryetari i bordit drejtues të kompanisë së udhëtimit, tha se Turqia është një vend, ku ofrohet një shërbim shumë i mirë, sidomos nëse e krahasojmë me çmimin e paguar.



Lajme të ngjashme