Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë publikon raportin për retorikën e FETO-s

Raporti në lidhje me dëmin që i ka shkaktuar FETO fesë Islame është bërë pas analizës së 80 librave dhe dëgjimit të materialeve audio-vizuale për rreth 670 orë.

Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë publikon raportin për retorikën e FETO-s

Agjencia Turke e Lajmeve, Anadolli (AA) raporton se Këshilli i Lartë i Drejtorisë së Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) publikoi raportin "Shpërdorimi i besimit me retorikën e organizatës terroriste FETO", përkatësisht analizën e retorikës fetare gjatë katër dekadave të fundit të përdorura nga lideri i organizatës terroriste Fethullah Gylen.

Raporti në lidhje me dëmin që i ka shkaktuar FETO fesë Islame është bërë pas analizës së 80 librave dhe dëgjimit të materialeve audio-vizuale për rreth 670 orë, të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen e udhëheqësit të organizatës terroriste gyleniste FETO, Fetullah Gylen.

Në raportin prej gjithsej 140 faqesh, theksohet se Gylen ka dhënë përpjekje të mëdha dhe sistematike në mënyrë që të perceptohet si personalitet i jashtëzakonshëm.

Sipas raportit, në librat dhe audio-materialet e analizuara, Gylen që nga fillimi i ka mësuar pjesëtarët e organizatës se "Fetullah Gylen nuk është person i zakonshëm. Ai është person i veçantë i zgjedhur nga Allahu për rigjallërimin e Islamit në Ditët e Fundit".

Po ashtu, në raport thuhet se pjesëtarëve të organizatës, sistematikisht u është mësuar se lëvizja e nisur nga Gyleni nuk është çfarëdolloj lëvizje dhe se pjesëtarët e saj janë komunitet i dalluar, madje se janë gjenerata e dytë e shokëve të profetit.

Në raport bëhet e ditur se Gylen e ka paraqitur veten si njohës i mirë i fesë Islame dhe është përpjekur të krijojë një përshtypje të tillë, në mënyrë që t'i bindë pjesëtarët me ide të lajthitura.

Në raportin e Dijanetit thuhet se Gylen ua ka parashtruar urdhrat anëtarëve të organizatës sikur janë urdhra të profetit.

Në librat dhe audio-materialet e analizuara vërehet se si Gylen pretendon të takohet në gjumë apo zgjuar me profetin Muhamed dhe anëtarëve ua parashtron urdhrat sikur të jenë urdhra të profetit, thuhet në raport. Lidhur me këtë, raporti thekson se FETO në këtë mënyrë ka shkelur parimet e fesë në një mënyrë të cilën një mysliman nuk do ta bënte asnjëherë.

Gylen ka pretenduar se profeti Muhamed gjendet në mesin e xhematit të xhamisë në të cilën mban fjalim Gyleni, pretendim ky i cili sipas raportit është delirium i zhveshur nga feja të cilin Gylen e ka përdorur për të ekzaltuar veten.

Sipas raportit, në disa predikime Gylen po ashtu ka pretenduar se ka lidhje dhe kontakt të veçantë me Zotin raporton Agjencia Turke e Lajmeve, Anadolli (AA).



Lajme të ngjashme