Ankara – Erkhov zyrtarisht ambasador i Rusisë, i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Erdogan

Alexey Erkhov, ambasador i ri i Federatës Ruse në Ankara, nisi të enjten zyrtarisht detyrën e tij në kryeqytetin turk...

Ankara – Erkhov zyrtarisht ambasador i Rusisë, i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Erdogan

Alexey Erkhov, ambasador i ri i Federatës Ruse në Ankara, nisi të enjten zyrtarisht detyrën e tij në kryeqytetin turk.

Ambasadori Erkhov i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Shefi i ri i misionit diplomatik rus në Ankara u prit nga Erdogan në Kompleksin Presidencial.

Pas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, Erkhov filloi zyrtarisht detyrën e tij të re.

Diplomati rus është një njohës shumë i mirë i Turqisë.

Ai ka qenë më parë konsull i përgjithshëm i Rusisë në Stamboll.

Posti i tij i fundit përpara se të vinte në Ankara ishte drejtues i lartë në Departamentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Alexey Erkhov bëhet kështu pasuesi i ish-ambasadorit të ndjerë të Federatës Ruse në Ankara, Andrey Karlov, që humbi jetën si pasojë e një atentati me armë, në dhjetor të 2016-s, teksa po vizitonte një ekspozitë në kryeqytetin turk.



Lajme të ngjashme