Erdogan: Do të japim përgjigjen e duhur ndaj çdo mosrespektimi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje të gjithë myslimanëve për të vizituar Xhaminë Al Aksa.

Erdogan: Do të japim përgjigjen e duhur ndaj çdo mosrespektimi

Presidenti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje të gjithë myslimanëve për të vizituar Xhaminë Al Aksa.

“U bëjë thirrje të gjithë myslimanëve nga këtu, i lus ti vizitojnë ato vende, në qoftë se nuk mund të shkojnë atëherë le të dërgojnë ndihma”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Në fjalimin e tij Erdogan tha se arsyeja se pse sot ushtarët izraelit ndotin kopshtet e Xhamisë Al Aksa duke marr si pretekst ngjarje të thjeshta është se myslimanët nuk e mbrojnë në mënyrë të mjaftueshme Jerusalemin, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në qoftë se gjysma e zemrave tona është Meke dhe gjysma tjetër Medine, ndërsa mbi të si mbulesë qëndron Jerusalemi, atëherë ejani ti dalim për zot këtij vendi të gjithë së bashku”.

Duke e bërë të ditur se ato që ndodhin sot në rajon janë iniciativa për të marr Jerusalemin nga duart e myslimanëve, Presidenti Erdogan tha se palestinezët dhe myslimanët të tjerët, të cilët rezistojnë në të katër anët e Xhamisë Al Aksa, qëndrojnë të fortë në këmbë.

Gjatë fjalimit të tij Erdogan kritikoi edhe botë Perëndimore duke thënë se ata të cilët në mënyrë reciproke bënë masakra më të përgjakshme dhe të paskrupullta në histori nuk mund ti japin Turqisë mësim humanizimi.

“Perëndimorët dëshirojnë që Turqia ti plotësoj menjëherë dëshirat dhe kërkesat e tyre në mënyrë të padiskutueshme. Dëshirojnë që mbi tavolinë të jenë vetëm interesat e tyre dhe ne të sakrifikojmë. Duan që mos ti mbajnë premtimet e tyre dhe ne të heshtim. Ata duan që ti vënë në darë qytetarët tanë, ndërsa agjentët e tyre të shijnë si duan vet në vendin ton dhe ne të mos ndërmarrim asgjë. Të na falin, por nuk ka më Turqi të tillë”, deklaroi Erdogan.

“Ju do të merrni përgjigjen e duhur ndaj çdo mosrespektimi”, tha Presidenti dhe vijoi me këto fjalë: “Ne i ndjekim nga afër kërkimet e tyre. Ne do ti kapim agjentët e të gjithëve kur të vijë koha”.

Presidenti Erdogan tha se sistemet ruse të mbrojtjes raketore të tipit S-400 së shpejti do të vijnë në Turqi.



Lajme të ngjashme